Saturday, August 11, 2012

Proporcione të përkryera!


LG T385 Wi-Fi, ekskluzivisht në Vip

Gjithëçka varet nga detajet!
Telefoni më i ri LG T385 Wi-Fi është joshës me disejnin e tij elegant dhe të perfeksionuar. Menjëherë bien në sy dimensioned e tij kompakte, linjat moderne dhe me stil dhe detajet e perfeksionuara të disejnit. Ky është telefon me proporcione të shkëlqyeshme!
Pikëpamje të reja 
I pajisur me ekran 3,2 inçë, LG T385 Wi-Fi ju ofron fotografi të qartë të botës rreth jush. Të gjitha përmbajtjet multimediale para jush happen vetëm me një prekje, kurse ekrani reagon menjëherë, në çdo komandë tuajën. 
Statuse, fotografi, Lajk-e...
Telefoni i ri LG T385 Wi-Fi është disejnuar për të qënë në hap me ngjarjet tuaja në rrjetet më të popullarizuara sociale. Ai ju mundëson të jeni aktiv gjatë tërë kohës, të keni lidhje Wi-Fi, kudo që ndodheni, dhe të ndani përshtypjet, statuset, videot dhe fotografitë tuaja. Me kamerën e mrrekullueshme të LG T385 Wi-Fi, fotografoni momentet zbavitëse dhe menjëherë ndani ato me miqtë tuaj!

Lidhje në të gjitha nivelet
Me mundësinë për lidhje USB 2.0, me anë të portit microUSB, telefoni i ri LG T385 Wi-Fi lidhet me pajimet e tjera elektronike, siç është sistemi audio shtëpiak, sistemi audio për automobil, si dhe me kompjuterin tuaj – ku mund të mbushet bateria e telefonit tuaj LG T385 Wi-Fi. Për t’u lidhur dhe për të këmbyer me miqtë tuaj, keni edhe mundësinë për lidhje Bluetooth®. 

iranë, mbrëmje poetike për Ali Podrimjen


Ali Podrimja
Poeti i ndarë nga jeta pak kohë më parë, Ali Podrimja do të përkujtohet ditën e sotme, në një mbrëmje poetike në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë.
"Gjithmonë Ali Podrimja" titullohet shfaqja në të cilën aktorët si, Yllka Mujo, Mirush Kabashi, Fatos Sela dhe Bujar Asqeriu do të sjellin për publikun disa nga poezitë më të njohura të poetit. Në mbrëmje do të marrin pjesë edhe solistët lirikë të TKOB-së, Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjeri, Armando Likaj, Solen Alla dhe Irida Dragoti, shoqëruar në piano nga Etrita Ibrahimi dhe Kuinteti i Harqeve. Solistët e baletit Gerd dhe Enada Vaso do të shoqërojnë interpretimin e aktorëve dhe këngëtarëve lirik.
Mbrëmja kushtuar poetit Podrimja do të ngjis në skenën e TKOB-së artistët e ftuara si: Sopranon Suzana Frashëri dhe pianisten Rudina Ciko.
Autor i shumë librave me poezi, Ali Podrimja çmohej si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare. Përveç poezisë, ai njihej edhe për shkrimin e eseve dhe tregimeve që e kishin bërë fitues të shumë shpërblimeve të ndryshme letrare.

Kosovë, arrestohet Almir Dërplanin


Policia e Kosovë në Ferizaj ka privuar nga liria Almir Derplanin (33) nga Shkupi për të cilin u shpall kërkim ndërkombëtar nga ana e Republikës së Maqedonisë për burg të përjetshëm, në bazë të vendimit gjyqësor të plotfuqishëm. Pas marrjes në pyejtje, i është caktuar masë arresti prej 30 ditë.
Almir Derplanin, dyshohet se është kryerës i disa grabitjeve me forcë të bankave dhe Postës së Maqedonisë.
Atij i janë gjetur në banesën ku është fshehur, dy pushka automatike AK 48 me 300 plumba, një pushkë M-76 (snajper) me 36 plumba, një pistoletë 'Kolt Smith', një pistoletë TT 7,62 mm me 96 plumba, një pistoletë 'Hekller' me 43 plumba, shtatë granata dore, tre uniforma të zeza, gjashtë jelekë ushtrie, sasi të mëdha ari, dokumente dhe materiale të tjera.
Almir Derplanin dyshohet të ketë marrë pjesë në grabitjen e veturës së Bankës Komerciale, më 16 nëntor të vitit 2007 përpara Panairit të Maqedonisë, ku u vra njëri nga shoqëruesit, në grabitjen e veturës së Postës së Maqedonisë në Çairçanjë më 13 mars të vitit 2008, ku mbetën të plagosur të punësuarit që shoqëronin transferimin e të hollave, si dhe në grabitjen e filialit të ProKredit Bankës më 10 prill të vitit 2009, që përfundoi me plagosjen e dy pjesëtarëve të policisë që u ndeshen me grabitësit.
Tridhjetë e tre vjeçari dyshohet të ketë qenë gjithashtu njëri nga pjesëmarrësit që grabiten vitin e kaluar argjendarinë "Isak" në Tetovë, si dhe dyshohet për vrasjen e policit Afrim Arifi në parkingun e Fakultetit Matematiko-Natyror në vitin 2008. /MIA/

Ahmeti reagon ndaj kronikës në Alsat M


Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj përpjekjes, shpresojmë të paqëllimshme, për shtrembërim dhe intepretim volonter të deklaratës së sotme të Kryetarit, z. Ali Ahmeti, në kronikën e sotme të televizionit Alsat M në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat si dhe Ligjin për Amnesti.
Kryetari Ahmeti në asnjë moment nuk u pyet nga gazetarja rreth përfaqësimit të maqedonasve, por u përgjigj rreth pyetjes për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve duke ftuar mediat ti referohen raporteve të institucioneve të pavarura, si Avokati i Popullit. Andaj, Kryetari Ahmeti nuk ka harruar të përmend numrin e maqedonasve, por nuk është pyetur. Kryetari Ahmeti gjithashtu theksoi që ka institucione ku përfaqësimi i shqiptarëve është minimal, por nuk mund të menjanohet fakti që numri i shqiptarëve në administratën shtetërore në 3 vitet e fundit është dyfishuar.
Sa i përket komentimit të qëndrimit të tij rreth interpretimit autentik të Ligjit për Amnesti, Kryetari Ahmeti sqaron se preokupimi personal i Kryetarit Ahmeti me këtë çështje nuk ka të bëjë me shqetësimin për fatin e tij personal, por me procesin e mbylljes së luftës së vitit 2001 në cilin kanë marrë pjesë elitat politike vendore dhe ndërkombëtare dhe është gjykuar si një çështje që ndikon drejtpërsëdrejti në stabilitetin e vendit. Kryetari Ahmeti asnëjherë nuk e ka vendosur fatin e tij personal para fatit të kombit, gjë që është dëshmuar me flijimin e tij deri në vetëmohim gjatë veprimtarisë mbi 30 vjeçare për kombin shqiptar.
Ftojmë përfaqësuesit e mediave për kryerje të detyrës së tyre me përgjegjësi dhe të përmbahen nga interpretimet e lira të deklaratave pasi që mund të gabohet në përshtypjet rreth asaj se çfar është thënë duke krijuar përshtypje e gabuar tek opinioni publik.
Kryetari Ahmeti respekton maksimalisht lirinë e të shprehurit dhe është në ballë të përpjekjeve për mbrojtjen e integritetit të gazetarëve, por njëkohësisht kërkon edhe korektësi në transmetimin e deklaratave dhe përmbajtje nga interpretimi në kronikat raportuese rreth ngjarjeve të ndryshme.
Njëkohësisht, Kryetari Ahmeti fton mediat që të vazhdojnë të luajnë rolin e partnerit konstruktiv dhe dobiprurës në avancimin e procesve shqiptare në Maqedoni.

Bllokohet procesi për Remzi Hoxhën, dorëzohet Prokuroria

Ilir Kumbaro, ish-SHIK-si i akuzuar për rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha, nuk gjendet në Britaninë e Madhe. Zyrtarisht autoritetet britanike i janë përgjigjur Gjykatës së Krimeve të Rënda, se Kumbaro nuk gjendej dhe për këtë arsye pyetja e tij për llogari të procesit që zhvillohet në Tiranë, prej vitit 2008 nuk mund të realizohet. 
Gjyqi ndaj Kumbaros dhe dy të akuzuarve të tjerë, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, kishte "ngecur" prej më shumë se shtatë muajsh në pritje të ardhjes së përgjigjes nga Anglia, për pyetjen e të pandehurit Kumbaro. Ish-shiksi u arrestua në Angli pas 12 vitesh në kërkim, por vendimet e drejtësisë shqiptare i lanë "rrugë të lirë" për të rifituar lirinë, çka bëri dhe të mos realizohej dot ekstradimi i tij drejt Shqipërisë. Me një vendim të fundit në tetor të 2011-ës, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, "rrëzuan" Kumbaron dhe i ndezën dritën jeshile për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Pak ditë pas këtij vendimi Ilir Kumbaro u zhduk pa gjurmë dhe pavarësisht kërkimeve të policisë britanike ende nuk është bërë e mundur kapja e tij. 
Në kushtet kur Kumbaro nuk gjendet, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka hequr dorë nga pyetja e tij. Seancën e djeshme gjyqësore, përfaqësuesit e akuzës kanë paraqitur dhe provat shkresore dhe janë vetëm një hap larg kërkimit të masës së dënimit për tre të pandehurit. Zgjidhja e ngërçit për pyetjen e Kumbaros i hapi rrugë dhe zhvillimit normal të procesit. Por, pikërisht tani kur Gjykata kishte mundësi të firmoste për fatin e të akuzuarve, Kumbaro, Sefgjini dhe Koldashi, fillojnë pushimet vjetore, ndaj seanca e radhës është shtyrë për tu zhvilluar në muajin shtator 2012-të. 

Thaçi dhe Cërvenkovski, qëndrime të kundërta për MO-në


Liderët e opozitës Thaçi dhe Cërvenkovski, edhe njëherë kanë nxjerrë në pah qëndrimet diametralisht të kundërta për sa i përket Marrëveshjes së Ohrit. Cërvenkovski përskaj të qëndrimit tani më të njohur të partnerit të tij, në një intervistë për javoren në gjuhën maqedonase ‘Gragjanski’ në mënyrë të prerë ka thënë se LSDM është ‘pro’ zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit ashtu siç është, as më shumë dhe as më pak.  “Është e vërtetë që ne kemi dallime serioze, rreth Marrëveshjes së Ohrit. PDSH mban qëndrimin se Marrëveshja e Ohrit për shkak të zbatimit të shtrembëruar në periudhën e kaluar është komprometuar, dhe se duhet të zgjerohet dhe të ndryshohet, ndërsa në LSDM konsiderojmë se zbatimi i tij i plotë është bazë për tolerancën ndëretnike dhe bashkëjetesën. As më shuma e as më pak”, ka thënë Cërvenkovski. 
Ndërkaq Thaçi në një intervistë për gazetën Dnevnik, ka thënë se përskaj dallimeve serioze që ka me Cërvenkovskin për sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, kjo mund të tejkalohet pasi siç është shprehur ai, së shpejti mund të arrihet marrëveshje edhe rreth kërkesës së PDSH së për shpërndarjen e drejtë të buxhetit.
“LSDM konsideron se Marrëveshja e Ohrit është kornizë e mjaftueshme për zhvillimin e të drejtave të shqiptarëve. PDSH konsideron se Marrëveshja e Ohrit është e tejkaluar. Mendoj se së shpejti do të arrijmë marrëveshje rreth kërkesës sonë për shpërndarjen e drejtë të buxhetit. Pika e dytë është e vështirë, ndërsa ajo është kërkesa që vendimet të merrem me konsensus të plotë dhe jo të pjesshëm, sikurse deri më tani. Rreth kësaj nuk mund të merreni vesh për një apo gjashtë muaj. Nuk mendoj se ekzistojnë persona naivë që mendojnë se unë dhe LSDM do të zbulojmë punë diskrete të cilat mund të na dëmtojnë, pasi ne nuk kemi obligim vetëm ndaj interesave të përbashkëta por edhe për t’i mbrojtur pozitat tona”, është shprehur Thaçi.
Thaçi nga ana tjetër i pyetur nëse do të nominojë kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës në zgjedhjet e ardhshme lokale, është shprehur se kryetari i ardhshëm i kësaj komune qoftë shqiptar apo maqedonas do të jetë si rezultat i marrëveshjes mes VRMO DPMNE-së dhe BDI-së. Rasti i Kërçovës, ka thënë Thaçi, tregon se çfarë karakteri ka Ahmeti. Është i gatshëm të luaj poshtërsisht dhe se tek ai nuk ka mbetur asnjë thërrime të moralit. Nëntë vjet në Kërçovë ka kryetar maqedonas, për shkak se ai e mundëson këtë. Nga 2002-shi z.Ahmeti më fiton në Kërçovë, edhe atë 13 mijë me 200 vota. Atyre 200 apo 300 që votonin për mua ua dogjën shtëpitë, i rrahën dhe tani Ahmeti kërkon që unë të bëj apel që të votojnë për të. Kryetari i Kërçovës pavarësisht se a do të jetë maqedonas apo shqiptar do të jetë rezultat i marrëveshjes VMRO DPMNE dhe BDI, është shprehur kryetar i