Liderët e opozitës Thaçi dhe Cërvenkovski, edhe njëherë kanë nxjerrë në pah qëndrimet diametralisht të kundërta për sa i përket Marrëveshjes së Ohrit. Cërvenkovski përskaj të qëndrimit tani më të njohur të partnerit të tij, në një intervistë për javoren në gjuhën maqedonase ‘Gragjanski’ në mënyrë të prerë ka thënë se LSDM është ‘pro’ zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit ashtu siç është, as më shumë dhe as më pak. “Është e vërtetë që ne kemi dallime serioze, rreth Marrëveshjes së Ohrit. PDSH mban qëndrimin se Marrëveshja e Ohrit për shkak të zbatimit të shtrembëruar në periudhën e kaluar është komprometuar, dhe se duhet të zgjerohet dhe të ndryshohet, ndërsa në LSDM konsiderojmë se zbatimi i tij i plotë është bazë për tolerancën ndëretnike dhe bashkëjetesën. As më shuma e as më pak”, ka thënë Cërvenkovski.
Ndërkaq Thaçi në një intervistë për gazetën Dnevnik, ka thënë se përskaj dallimeve serioze që ka me Cërvenkovskin për sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, kjo mund të tejkalohet pasi siç është shprehur ai, së shpejti mund të arrihet marrëveshje edhe rreth kërkesës së PDSH së për shpërndarjen e drejtë të buxhetit.
“LSDM konsideron se Marrëveshja e Ohrit është kornizë e mjaftueshme për zhvillimin e të drejtave të shqiptarëve. PDSH konsideron se Marrëveshja e Ohrit është e tejkaluar. Mendoj se së shpejti do të arrijmë marrëveshje rreth kërkesës sonë për shpërndarjen e drejtë të buxhetit. Pika e dytë është e vështirë, ndërsa ajo është kërkesa që vendimet të merrem me konsensus të plotë dhe jo të pjesshëm, sikurse deri më tani. Rreth kësaj nuk mund të merreni vesh për një apo gjashtë muaj. Nuk mendoj se ekzistojnë persona naivë që mendojnë se unë dhe LSDM do të zbulojmë punë diskrete të cilat mund të na dëmtojnë, pasi ne nuk kemi obligim vetëm ndaj interesave të përbashkëta por edhe për t’i mbrojtur pozitat tona”, është shprehur Thaçi.
Thaçi nga ana tjetër i pyetur nëse do të nominojë kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës në zgjedhjet e ardhshme lokale, është shprehur se kryetari i ardhshëm i kësaj komune qoftë shqiptar apo maqedonas do të jetë si rezultat i marrëveshjes mes VRMO DPMNE-së dhe BDI-së. Rasti i Kërçovës, ka thënë Thaçi, tregon se çfarë karakteri ka Ahmeti. Është i gatshëm të luaj poshtërsisht dhe se tek ai nuk ka mbetur asnjë thërrime të moralit. Nëntë vjet në Kërçovë ka kryetar maqedonas, për shkak se ai e mundëson këtë. Nga 2002-shi z.Ahmeti më fiton në Kërçovë, edhe atë 13 mijë me 200 vota. Atyre 200 apo 300 që votonin për mua ua dogjën shtëpitë, i rrahën dhe tani Ahmeti kërkon që unë të bëj apel që të votojnë për të. Kryetari i Kërçovës pavarësisht se a do të jetë maqedonas apo shqiptar do të jetë rezultat i marrëveshjes VMRO DPMNE dhe BDI, është shprehur kryetar i

ahhah
ReplyDelete